Ministri Mehaj: Nënoficerët tanë janë pika qendrore për ruajtjen e aftësive taktike

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se nënoficerët janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësisë taktike si dhe profesionalizimit të ushtarëve.

Ministri Mehaj thotë se shkolla e nënoficerëve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes vazhdon me sukses trajnimet e avancuara dhe certifikimin e nënoficerëve liderë.

“Nënoficerët tanë janë pika qendrore për vendosjen dhe ruajtjen e aftësive taktike, si dhe profesionalizmit të ushtarëve. Ata me shkathtësitë e tyre taktike sigurojnë që komandat e skuadrave dhe togjeve të njësive tona, të shkëlqejnë në përmbushjen dhe arritjen e misionit. Shkolla jonë e Nënoficerëve e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes vazhdon me sukses trajnimet e avancuara dhe certifikimin e nënoficerëve tanë liderë. Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës”, ka shkruar Mehaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close