Në dispozicion një ilaç i ri i kundër kancerit të mushkërive

ATSH-ANSA/ – Pacientët e rritur, që vuajnë nga një lloj i veçantë i kancerit të mushkërive (ai me qeliza Alk jopozitive në fazën e avancuar) tani kanë një opsion më shumë në dispozicion: lorlatinibin.

I miratuar për trajtimin e pacientëve që kanë pasur tashmë një trajtim të linjës së parë dhe një progresion të sëmundjes, ilaçi i ri është një frenues i gjeneratës së tretë të tirozinës kinazës (Tki), i krijuar për të kapërcyer barrierën hematoencefalike dhe, si rrjedhojë, të veprojë në tru.

Kanceri i mushkërive është një nga më të përhapurit dhe shkakton një numër më të madh vdekjesh se çdo formë tjetër kanceri.

Megjithatë, falë kërkimit shkencor, vitet e fundit është bërë e mundur të identifikohen ndryshime të shumta molekulare që janë baza e zhvillimit të tij dhe që mund të përfaqësojnë objektiva terapeutikë./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close