Plani i ri i Biden forcimi i qëndrimit ushtarak ndaj Kinës dhe Rusisë

ATSH-ANSA/ – SHBA do të forcojë trupat dhe bazat ushtarake për t’u përballur me Kinën dhe Rusinë, në një përpjekje për të pasur një forcë parandaluese efektive në Lindjen e Mesme edhe kundër Iranit dhe grupeve xhihadiste, njoftoi Pentagoni, sipas një raporti mbi qëndrimin i ri ushtarak në botë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë raport parashikohet edhe modernizimi dhe zgjerimi i bazave ushtarake në Guam, në oqeanin Paqësor, dhe në Australi duke konfirmuar përparësinë e dhënë Pekinit, ambiciet territoriale të të cilit Uashingtoni kërkon t’i kundërshtojë.

”Qëndrimi i ri amerikan veçanërisht rekomandon bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët në rajon për të propozuar iniciativa që kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe që shkurajojnë Kinën nga një agresion i mundshëm ushtarak”, shpjegon Mara Karlin, përgjegjëse për strategjinë në Departamentin amerikan të Mbrojtjes.

Një zyrtar tjetër i Pentagonit gjithashtu raportoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po studiojnë gjithashtu ”iniciativa me aleatët e tyre dhe partnerët për të përforcuar pengesën e tyre ndaj Rusisë”.

Detajet e planit, të porositura nga presidenti Joe Biden në fillim të mandatit të tij do të mbeten të klasifikuara për të mos u zbuluar sekrete rivalëve ose informacione konfidenciale, të cilat ndahet me aleatët.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close