Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve për rastet e veçanta në “eKosova”

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se tashmë aplikimi për Shtesa për Fëmijë në rastet e veçanta do të bëhet përmes platformës eKosova.

Sipas kësaj ministrie raste të veçanta konsiderohen ato kur nëna jeton me leje-qëndrim në Kosovë, kur prindërit janë të divorcuar dhe kujdestarinë e fëmijës e ka babai, kur nëna nuk jeton më, dhe kur fëmija është nën përkujdesjen e kujdestarit ligjor.

“Në rastin kur nëna është me leje-qëndrim në Kosovë, kur kujdestarinë e fëmijës e ka babai pas divorcit apo kur nëna nuk jeton më, aplikimi për Shtesa për Fëmijë do t’i mundësohet babait. Pasi aplikuesi ta plotësojë formularin, sistemi automatikisht e verifikon nëse të dhënat janë të sakta dhe nëse aplikuesi është i martuar me një shtetase të huaj, është i ve apo është prind i vetëm”, ka njoftuar Ministria e Financave

Gjithashtu, aplikimi përmes platformës eKosova tashmë është i qasshëm edhe për personat të cilët kanë fëmijë nën kujdestari ligjore. Në këtë rast, kujdestarit ligjor i kërkohet edhe ngarkimi i një dokumenti që dëshmon kujdestarinë ndaj fëmijës.

Ministria e Financave njofton se aplikimi për Shtesa për Fëmijë për këtë muaj do të jetë i hapur nga data 1 deri më 20 dhjetor. Të gjitha aplikimet që janë bërë përmes e-mail adresës pas datës 20 nëntor, luten që të aplikojnë sërish përmes sistemit në eKosova para datës 20 dhjetor.

Vlen të theksohet, se aplikimi i rregullt për Shtesa për Fëmijë vazhdon të bëhet nga nëna dhe se llogaria bankare do të jetë në emër të aplikueses, kurse aplikimi nga babai do të bëhet vetëm në raste specifike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close