Komandanti i KFOR-it, uron Gjeneral Jasharin për detyrën e Komandantit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari, pritën në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári.

Me këtë rast, ministri Mehaj i ritheksoi Gjeneral Kajarit mirënjohjen për kontributin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe më gjerë.

Nga ana e tij, Gjeneral Kajári uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e Komandantit të FSK-së duke u shprehur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me të dhe të gjitha aktivitetet e përbashkëta KFOR- FSK.

Gjeneral Jashari, me këtë rast, falënderoi Gjeneral Kajárin për urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta, jo vetëm në stërvitje, por edhe operacione të përbashkëta në funksion të qytetarëve të vendit, si dhe sigurisë dhe stabilitetit vendor dhe rajonal.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close