Numër rekord të infektuarish në Zvicër

ATSH-ANSA/ – Në Zvicër janë konfirmuar tre raste të variantit Omicron, ndërkohë që vazhdon rritja e numrit të infeksioneve.

Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 10 466 raste të reja me koronavirus, sipas shifrave të publikuara nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH).

Shifra mund të jetë më e larta ditore që nga shpërthimi i pandemisë.

”Shifra të ngjashme ishin shpallur edhe gjatë valës së dytë, në vjeshtë 2020, por metodat kanë ndryshuar”, shpjegon agjencia e lajmeve Keystone-Ats.

Përveç kësaj, tre raste janë konfirmuar në konfederatë me variantin Omicron, i klasifikuar si shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i pari në kantonin e Bazelit, i dyti në Bazel-Landshaft dhe i treti në Gjenevë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close