Basha: Asnjë trillim dhe mashtrim nuk ia zgjidh hallin Berishës

ATSH-I.Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se Sali Berisha përhap lajme të rreme për kuvendin e 18 dhjetorit.

Përmes një reagimi Basha shprehet se, asnjë trillim dhe mashtrim nuk ia zgjidh hallin Sali Berishës.

“Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk ia zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët”, shprehet Basha.

Reagimi i Bashës erdhi pas akuzave të ish-kreut të PD-së, Sali Berishës sot nga Bajrami Curri se Basha po mblidhte firma duke premtuar poste në drejtori dhe në kabinetin qeveritar Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close