Prof. Albana Fico emërohet drejtoreshë e Përgjithshme e QSUT-së

ATSH/ Prof. Albana Fico u emërua drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se Fico do të çojë përpara projektet e mëdha të modernizimit të QSUT-së.

“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta”, thekson Manastirliu.

Fico u emërua në krye të QSUT-së, pas zgjedhjes së Enkelejd Jotit, drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së.

Prof.Albana Fico ka qenë drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Fico është diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Ajo është autore e disa librave, artikujve të botuar dhe ka prezantuar punime shkencore si në forume kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.

Dr. Fico është fituese e “Medaljes së Artë”, Shqipëri; Çmimi i Ekselencës së Fakultetit 2005, 2006, Instituti Sanford Brown, Nju Jork, SHBA; Çmimi Vjetor AMT 2005 nga (American Medical Technologists), SHBA.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close