Cila është përgjigja e shqiptarëve përballë kërcënimit ruso-serb?

Çfarë ere kanë ndie pinjollët e Millosheviqit të cilët kanë dalë nga lëkura e kingjit ,dhe po trumbetojnë luftën dhe destabilizimin në Balkanin Perëndimor?!

Ata ,kohëve të fundit ma shumë po qëndrojnë në audiencë te Putini në Kremlin se sa në Beograd dhe Banjallukë.

Dhe sa herë kthehen prapa ,bëhen (ose janë) të ngazllyer për pritjen dhe shërbimet e shefit KGB-ist nga Moska.

Këto lëvizje nuk duhet të konsiderohen të parrezikshme nga askush,sepse nuk duket të jetë një lojë sa për propagandë.Kjo është pjesë e luftës hybride e cila mund të eskalojë në luftë të armatosur e ndërsyer nga Rusia zyrtare e cila ma së paku do humbë nga kjo situatë.

Nga këndshikimi ynë është i pakuptueshëm mosveprimi energjik i strukturave të NATO-s dhe të tjerë faktorë perëndimor përballë veprimeve destabilizuese të Rusisë dhe Serbisë në vendet e Rajonit.Aq ma shumë brengosja në një frymë përçarje përbrenda vet vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Europian.

E aq ma i keq flirtimi i faktorëve politik shqiptar me politikën zyrtare të Serbisë.

Sa keq do të ishte po të na zinte në gjumë,dhe në grindje me njëri tjetrin një destabilizim i madh i radhës i rajonit,sepse krejt këto blerje armatimi dhe të tjera aktivitete nuk se janë sa për sy e faqe.

Këtë e tregon edhe reagimi i vonë që vjen nga NaTo dhe vende të tjera të fuqishme si Britania e Madhe se ka një rrezik potencial destabilizimi të rajonit nga angazhimet destruktive dhe luftënxitëse nga Rusia.
Edhe pse ky reagim vjen sikur i një njeriu që flet pas një gjumi të thellë,megjithatë jep shpresë për një reagim parandalues.

Foto:Vulini me Shojgu-n

Shkruar nga Xheli Arifi


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close