Rijetësimi i muzeve të Gjirokastrës

ATSH/ “Muzetë janë kujtesa jonë, ndaj dhe duhet t’i mbajmë gjallë, t’i kthejmë në institucione që i rrëfejnë të gjitha brezave”. Kështu shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndërsa përcjell një nga projektet në zbatim.

Sipas saj, rrjeti i muzeve të Gjirokastrës janë ndër më interesantët që po rijetësohen, duke folur me publikun me gjuhën e kohës.

Gjirokastra, me  kalanë, rrugët me kalldrëm, muret dhe çatitë prej guri dhe ballkonet e drunjta krijojnë një arkitekturë unike. Aktualisht po restaurohen 4 objekte duke ndërthurur simbiozën e të vjetrës me të renë në ruajtjen e karakteristikave historike. Duke qenë se objektet janë amortizuar përgjatë viteve, ndërhyrjet konsistojnë në restaurim/rindërtim kalldrëmi, restaurimi/konsolidimi i mureve anësore, ndriçim estetik etj.

Aktualisht vazhdon restaurimi i kalldrëmeve në rrugën ‘Sado Meleqi’ si dhe rrugën “Ramadan Mane”, ndërsa paralelisht po punohet dhe për restaurimin e mureve prej guri.

Ndërkohë në muzeun “Ismail Kadare” kanë përfunduar punimet për shtrirjen e rrjeteve të ndriçimit, internetit, mbrojtjes nga zjarri, kamerave, ngrohjes etj. Shtëpia u ndërtua në 1799, dhe është shpallur monument kulture në 1991. Shtëpia muze e Kadaresë është hapur për publikun në 28 janar 2018 me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Kadaresë. Shtëpia e Kadaresë është në mes të lagjes historike Palorto dhe gjendet lehtë. Brenda saj ka ende disa objekte origjinale që i përkasin familjes si p.sh. një sënduk, disa foto etj.

Në projektet ku po investohet në Gjirokastër përfshihet edhe Muzeu Etnografik, ku po vazhdojnë punimet e suvatimit dhe patinimit të mureve të gurit dhe punime restaurimi, si dhe punime të rikonstruksionit të çatisë.

“Muzeu Etnografik është në 40% të punës tashmë. Këtu kemi edhe pjesë të pllakave me shkrime nga Edward Lear të cilat do të jenë pjesë e shesheve ku do jetë i gjithë itinerari i Edward Lear”, –ka deklaruar gjatë një inspektimi në terren ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Si një qendër e rëndësishme administrative, ekonomike dhe kulturore nëpërmjet këtyre investimeve synohet të ruhen vlerat e objekteve historike, si atraksione gjithmonë edhe më tepër të preferuara në shërbim të turistëve.

Si një qytet muze me trashëgimi kulturore të pasur, Gjirokastra është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe vizitohet nga rreth 80 mijë vizitorë vendas dhe të huaj në vit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close