Eriksen rinis stërvitjen pas arrestit kardiak

/ATSH-DPA/ – Christian Eriksen u stërvit në Danimarkë me ish-klubin ”Odense”, për herë të parë që nga arresti kardiak në Euro 2020.

Eriksen u rrëzua gjatë ndeshjes kundër Finlandës, në qershor, dhe iu nënshtrua ringjalljes kardiopulmonare përpara se t’i nënshtrohej me sukses një operacioni në zemër.

29-vjeçari është tashmë i pajisur me një defibrilator kardioverter të implantueshëm (ICD), që do të thotë se ai nuk mund të luajë për Interin në Serinë A për shkak të mospërputhjes me “kërkesat për të arritur gjendjen fizike” në Itali.

Eriksen mund të luajë në liga të tjera kombëtare në të gjithë Evropën dhe mesfushori ka përdorur ambientet stërvitore të ish-klubit të tij për të përmirësuar aftësinë e tij në Danimarkë.

Ish-lojtari i Tottenham-it ka punuar me një trajner personal dhe ka marrë pjesë në stërvitje të shumta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close