Shuhet aktorja e mirënjohur “Artiste e Merituar”, Edi Luarasi (Mirdita)

Lindi në Tiranë në vitin 1940, ishte vajza e Ndoc Mirditës (me origjinë nga Mirdita), oficer i lartë ushtarak në periudhën e Mbretërisë.
Që në moshën 14 vjeçare u aktivizua si këngëtare së bashku me motrën në Estradën e Shtetit, duke u bërë të njohura me duetin “Motrat Mirdita”. Pasi u diplomua në 1963, emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” në vitin 1963.
Më pas, vijnë një sërë rolesh: Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë” etj. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e damës plakë”. Interpretoi në “Hekurat”, “Cilindri”, “Streha e të harruarve” etj.
Eshtë nderuar me medaljen “Naim Frashëri”. Në rolin e Leas në dramën “Njollat e murrme”, mori “Medaljen e Artë” si aktorja më e mirë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close