Monahët rusë në Manastirin e Leshkës në zonën e Pollogut

Syrja Etemi, pedagog, Tetovë

Manastiri i Leshkës, si qendër kulturore e fetare në zonën e Pollogut por edhe më gjërë, përveç tjerash, ka qenë edhe qerthull dhe shtëpi edhe e 35 monakëve rusë. Kështu shkruhet në wikipedi: wikipedia.org.mk, për të vazhduar:

“Valamcët ishin monakë rusë nga manastiri Valaam në Finlandë, të cilët në vitin 1926 vijnë në Leshkë”.
Kështu rrjedh vakia e kësaj historie:
Pas refuzimit për respektimin e kalendarit të ri , i përkrahur dhe mbështetur paraprakisht nga Kisha autonome e Finlandës dhe nga Patrikana e Konstantinopolit, një grup monakësh “tradicionalë”, u ndëshkua me internim në shtator të vitit 1926 dhe, pas një udhëtimi njëmujor, arriti në Maqedoni. Këtu, ky grup u prit nga mitropoliti Varnava-në cilësinë e të internuarëve për shkak të pravosllavies ortodokse. Krejt vëllazëria ruse për dy vite ka jetuar në stilin e ashtuquajtur “kinoviski” në Manastirin e Leshkës, që mëpastaj për t’u shpërndarë në grupe më të vogla nga 2-3 monakë dhe të caktuar në manastiret tjerë në Eparkinë e Shkupit.(Shih: Јанчовски, Тихомир (2010). Монаштвото во Македонија. Скопје).
Nga ky grup që përmendëm mësipër, më së shumti u dallua monaku, Teodorit, i cili kishte prejardhje ukrainase. Ky, duke dëgjuar nga banorët vendasë se mbi Manastirin e Leshkës (mbi f.Sllatinë-S.E.) gjendet një mikrotoponim: Star Manastir (Manastiri i Vjetër) dhe janë vërejtur gjurmë të kishës së braktisur, interesohet për këtë lokalitet që në vitin 1927 dhe fillon të punojë e gjurmojë. Gjatë gërmimit, Teodoriti ka qenë i befasuar nga gjetjet e çmuara nga rrënimi i kësaj kishe me ikonostase të mermerta, tërpezaria (sofra) e nderit, froni i arkierejit, kryqëtaria, tre sarkofage prej të cilëve një në ktitorin i cili njëkohësisht ka qenë edhe e peshkopit pollogas.
I mahnitur nga pasuria dhe vlerat e paçmueshme arkeologjike të gjetura, menjëherë ka qenë i lajmëruar mitropoliti i Shkupit, Varnava dhe profesori i universitetit të Shkupit, Radovan Grujiq. Të dy vijnë në vendin e piketuar për t’u verifikuar. Atëherë mitropoliti Varnava i jep mbështetje të fuqishme, ndërsa profesor Grujiqi i studioi të gjitha materialet dhe hulumtimet i boton në periodikun e shoqatës hulumtuese të Shkupit nr. 13 në vitin 1933 me titull: „Полошко-тетовска епархија и манастирот Лешок”. (“Eparkia pollogase-e Shkupit dhe manastiri Leshka” ).
Pas kësaj, Teodoriti i rindërton muret e vjetra kurse objektin e mbrojti me kulm dhe këtu brenda në kishë, ai jetoi deri në fund të jetës. Në jug të kishës ndërtoi një këmbanore. Nevojat e përditshmërisë i plotësonte me ndihmën e shërbyesve të manastirit, duke u dhënë sinjale me anë të borisë së bririt. Pas vdekjes së Teodoritit (më 1939), ai varroset në jug të kishës. Banorët vendas, për çdo vjet, për ditën e Thanasit, më 30 janar, tradicionalisht e vizitojnë këtë vend.
Për të mos e përfunduar këtë histori me kaq, është e udhës të japim disa sqarime për Manastirin në fjalë, në mënyrë që lexuesi të ketë një përceptim më të kthjellët dhe më të qartë për këtë objekt sakral të paraardhësve të krishterë të popullatës së kësaj zone.
Popullata shqiptare e Sllatinës, këtë kishë e quajnë Manaster’I Vjetër. Ky manastir është objekt,i cili daton nga shekulli XIV. Gjendet në atarin e f.Sllatinë, në kodrinën e Sharrit mbi fshat (në anën e majtë të lumit të Sllatinës dhe të rrugës së asfaltuar: Sllatinë – Breznë. I njëjti ka qenë seli e Ipeshkvisë së Pollogut, i ndërtuar më 1320, kurse është rrënuar më 1690 (në kohën e luftërave Austro-turke), dhe i rindërtuar më 1927 nga ana e të krishterëve serbosllavë në kohën e Mbretërisë sërbe.
Ky objekt sot rezulton i braktisur dhe gati i demoluar tërësisht, por të njëjtin, disa hije fantazmë e me identitet të rrejshëm juridik e klerikal, madje edhe të veshur me petk priftërinjsh, shpesh “i rrotullohen”, gjoja për ta restauruar, ku në prapaskenë duken pretendimet për ta përvetësuar. (Por ky “marifet djajsh”, nuk duhet të na befasojë, sepse këto manovrime ortodokse-pushtetore për ne shqiptarët janë probleme “të vogla”, e, ”NE” mirremi me “punë shumë-shumë të mëdha”, p.sh. zgjidhja e kontekstit të emrit të Maqedonisë me Greqinë; problemin e identitetit maqedonas me Bullgarinë; “hyrje-daljet” spektakolare nga qeveria Maqedonase , e, shumë e shumë majmunllëqe tjera, që në dëm të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave tona kombëtare, mundohen të aktrojnë protagonistin e veshur dhe telehisur me petkun vlerave properëndimore të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close