OBSH: Përvoja e fituar në variantin Delta do të jetë udhërrëfyese në luftën me Omicron-in

ATSH-AA/- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se me masat për mbylljen e kufijve që kanë vendosur disa vende në rajonin e Paqësorit mund të fitohet kohë në luftën kundër variantit Omicron të koronavirusit të ri (COVID-19), por përvoja e fituar në variantin Delta do të jetë udhërrëfyese në luftën me këtë virus.

Dr. Takeshi Kasai, drejtori i OBSH-së për rajonin e Paqësorit Perëndimor, në një konferencë për shtyp të mbajtur online më 26 nëntor ishte shprehur se disa vende në rajon përballen me luhatje të ashpra, ndërsa rastet dhe vdekjet e COVID-19 në shumë vende janë pakësuar ose kanë mbetur stabile.

“Varianti Omicron është përcaktuar shqetësues. Kontrollet kufitare mund të vonojnë hyrjen e virusit në vend dhe mund të fitohet kohë. Por çdo vend dhe komunitet duhet të përgatitet për rritjen e rasteve të reja”, tha Kasai.

Kasai më tej theksoi se varianti i ri mund të jetë më i transmetueshëm dhe se për këtë nevojiten më shumë teste dhe vëzhgime.

Drejtori i situatave emergjente rajonale në OBSH, Dr. Babatunde Olowokure, tha se në Australi, Hong Kong, Japoni dhe Korenë e Jugut në rajonin e Paqësorit Perëndimor janë vërejtur raste të variantit Omicron dhe se është e mundshme që numrat e rasteve të rriten.

Duke bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga India, Singapori dhe Malajzia janë njoftuar raste të Omicron-it, Olowokure u shpreh se përvoja e fituar në variantin Delta do të jetë udhërrëfyese në luftën me Omicron.

Rajoni i Paqësorit Perëndimor të OBSH-së përfshin 37 vende dhe rajone nga Palau e deri në Mongoli.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close