Shtyhet vizita e paralajmëruar e kryeinistrit Kurti në SHBA

Kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar vizitë në SHBA gjatë muajit nëntor, por kjo vizitë nuk u realizua.

Kurti në Kuvend gjatë një debati me deputetët e opozitës gjatë muajit shtator  kishte thënë se do të udhëtojë në Amerikë gjatë muajit nëntor.

Por kjo vizitë sipas Qeverisë tashmë do të realizohet vitin tjetër.

“Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse, përfshirë Uashingtonin”, njoftoi Qeveria.

Më 9 dhe 10 dhjetor, Presidenti amerikan Joe Biden do të organizojë një Takim virtual për Demokracinë, në të cilin do të marrin pjesë udhëheqës botërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit privat për të luftuar autoritarizmin, korrupsionin dhe për të mbështetur respektimin e të drejtave të njeriut.

Kosovën në këtë takim pritet ta përfaqësoje presidentja Vjosa Osmani.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close