Vermoshi, fshati turistik në skajin verior mbulohet nga bora

ATSH/ Vermoshi, 100 km nga qyteti i Shkodrës në një lartësi prej 1100 metra mbi nivelin e detit, është kthyer në një prej destinacionet e reja turistike alpine.

Kryeministri Rama publikoi sot pamje nga ky fshat turistik i mbuluar me borë, ku investimet e qeverisë shqiptare dhe ato private po e kthejnë dita-ditës këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion evropian gjatë kësaj dekade.

“Mirëmëngjes, dhe me Vermoshin që borën e ka “si të shpisë”, ju uroj një pushim të këndshëm në këtë të diel”, u shpreh Rama.

Vermoshi, përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit. Ai është një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1 100 metra mbi nivelin e detit.

Në të dyja anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe haloret. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close