Ka ndrruar jetë miku i madh i Kosovës ish-senatori amerikan, Bob Dole

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare, njoftoi familja e tij.

“Senatori Robert Joseph Dole vdiq në gjumë, mëngjesin e sotëm”.

“Ai u ka shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 79 vjet”, tha familja e tij përmes një deklarate.

Në muajin shkurt të këtij viti, senatori Dole ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

“Kam disa vështirësi përpara, por gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore”, ka thënë atëbotë Dole.

Ai ka kaluar një çerek shekulli në Senatin amerikan, ku, për disa vite, ka shërbyer si udhëheqës i shumicës.

Në vitin 1996 ka qenë kandidat i Partisë Republikane për president të SHBA-së, por ka humbur kundrejt demokratit Bill Clinton.

Ai ka kërkuar nominimin presidencial të partisë së tij edhe në vitin 1980 dhe në vitin 1988, ndërsa ka qenë kandidat për zëvendëspresident në vitin 1976.

Në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, ndërsa në gusht të vitit 2020, për nder të angazhimit të tij për Kosovën, busti i tij është ​vendosur në Prishtinë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close