6 Dhjetor 1922 -Irlanda, shpall pavarësinë

6 Dhjetor 1922 – Shteti i Lirë Irlandez, i përbërë nga katër të pestat e Irlandës, shpall pavarësinë duke i dhënë fund luftës 6-vjeçare për pavarësi nga Britania e Madhe. Ashtu si vendet e tjera autonome të ish-Perandorisë Britanike, Irlanda do të duhej të mbetej pjesë e Komonuelthit Britanik, në mënyrë simbolike një zotërim i mbretit. Por më vonë ajo i ndërpreu lidhjet me Britaninë, dhe u riemërtua si Eire, dhe sot quhet Republika e Irlandës.
Sundimi anglez mbi ishullin e Irlandës daton që në shekullin XII, ndërsa Mbretëresha Elizabeta I e Anglisë inkurajoi në shekullin XVI-të emigrimin atje të protestantëve skocezë. Gjatë shekujve që pasuan, një seri rebelimesh nga katolikët irlandezë u shtypën, teksa minoriteti anglo-irlandez kishte në anën e tij forcat e ushtrisë britanike.
Nën rregjimin e pronarëve anglezë të tokave të tyre, popullsia irlandeze u gjend para një krize të vërtetë ekzistenciale, kur një zi e rëndë buke goditi vendin në vitet 1840, si pasojë e së cilës mbi 1 milionë njerëz vdiqën nga uria, për shkak të shkatërrimit të të mbjellave me patate. Mbi 2 milionë irlandezë të tjerë emigruan në Shtetet e Bashkuara.
Një lëvizje për autonominë e Irlandës u rrit në fundin e shekullit XIX-të, dhe në vitin 1916 nacionalistët irlandezë nisën zyrtarisht luftën për pavarësi, gjatë së ashtuquajturës Kryengritje e Pashkëve në Dublin. Rebelimi u shtyp, por irlandezët nuk u tërhoqën. Në 1919, Ushtria Republikane Irlandeze (IRA), nisi një fushatë të gjerë dhe efektive guerrile kundër forcave britanike.
Në vitin 1921 u shpall një armëpushim, dhe në janarin e vitit 1922 një grup nacionalistësh irlandezë nënshkruan një traktat paqeje me Britaninë, duke bërë thirrje për ndarjen e Irlandës, me jugun që fitoi pavarësinë, dhe 6 rajonet veriore të ishullit që mbetën nën Mbretërinë e Bashkuar.
Megjithatë, konfliktet vazhduan mbi Irlandën e Veriut, dhe IRA e nxjerrë jashtë ligjit në jug, u përpoq të rimerrte kontrollin e rajoneve veriore që qeveriseshin ende nga Britania. Dhuna midis protestantëve dhe katolikëve në Irlandën e Veriut u përshkallëzua në fillim të viteve 1970, dhe deri më sot lufta ka marrë më shumë se 3.000 jetë njerëzish.
Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close