Partia Socialdemokrate Gjermane publikoi emrat e ministrave të qeverisë federale

Eksperti socialdemokrat i shëndetësisë, Lauterbach do të bëhet Ministër Federal i Shëndetësisë. Këtë e bëri të ditur SPD gjatë prezantimit të listës së kabinetit të tij në Berlin.

SPD është e fundit nga tre partitë e “semaforit” që ka emëruar ministrat e saj për qeverinë e ardhshme.

Karl Lauterbach e merr postin nga politikani i CDU-së, Jens Spahn. Lauterbachu tha se do ta fitojë betejën kundër pandemisë Corona. Ai premtoi edhe fuqizim të sistemit shëndetësor.

Spahn uron

Ministri Federal i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, përgëzoi pasardhësin e tij të caktuar, Karl Lauterbach. Për këtë detyrë të rëndësishme dhe të vështirë, por edhe shumë të bukur, ai i uron suksese dhe dorë të mbarë, shkroi politikani i CDU-së në Twitter. Menaxhimi i kësaj pandemie mbetet një detyrë e përbashkët.

Për herë të parë një ministre federale e Brendshme

Ministrja e ri e Brendshme do të jetë Nancy Faeser, kryetare e socialdemokratëve për landin federal të Hessen-it. Ministër i Punës mbetet ministri aktual Hubertus Heil. Ministrja aktuale e Drejtësisë, Christine Lambrecht merr Ministrinë e Mbrojtjes. Portofolin e Ndërtimit dhe Banimit e merr Klara Geywitz, deputete e parlamentit të landit të Brandenburgut. Së bashku me Geywitz-in, Scholz-i kandidoi para dy vjetësh pa sukses për të kryesuar partinë socialdemokrate gjermane, SPD.

Ministrja e deritashme Federale e Mjedisit, Svenja Schulze do të drejtojë Ministrinë e Zhvillimit. Shefi i ri i Kancelarisë Federale është i besuari i Scholz-it, Wolfgang Schmidt.

Pasdite, të Gjelbrit duan të shpallin vendimin e tyre për marrëveshjen e koalicionit qeveritar. SPD dhe FDP kanë rënë dakord tashmë për të në fundjavë.

Më shumë femra se meshkuj

SPD është e fundit nga tre partitë e semaforit, që i shpall emrat e ministrave të saj. Scholz-i theksoi se e konsideronte të drejtë që SPD duhet të dërgonte katër femra dhe tre meshkuj në qeverinë e ardhshme. Gjysma e popullsisë përbëhet nga gra. Prandaj atyre duhet t’u jepet edhe gjysma e pushtetit.

aud (dpa, br, dlf)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close