Emërimi i Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për BP hap i rëndësishëm

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se emërimi i Sit Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Mehaj ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar a përkrah Shteteve të Bashkuar të Amerikës mbetet garanca e vetme dhe më e fuqishme për zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme të sfidave të rajonit.

“Emërimi i udhëheqësit të madh ushtarak britanik, Marshal Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, hap shumë i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Si një ndër akterët kryesor të NATO-së në operacionin menaxhues post-konfliktuoz për Kosovë, Sir Stuart Peach është personalitet më se i nevojshëm në këtë mision. Mbretëria e Bashkuar përkrah SHBA-së mbeten garanca e vetme dhe më e fuqishme për zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme të sfidave të rajonit tonë”, ka shkruar Mehaj në “facebook”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close