PSE BREZI I RI DUHET TA NJOHË DHE LEXOJË UKSHIN HOTIN?

Një nga mendjet më brilante të botës intelektuale shqiptare ka qenë Ukshin Hoti. Mjafton të lexohet libri “Bisedë përmes hekurash” me Ismail Kadare ose “Filozofia politike e çështjes shqiptare” dhe kuptohet mjaft mirë, se burgosja disa herë, duke nisur nga vitet 80-të e më pas zhdukja e tij në prag të çlirimit të Kosovës, është një nga skenarët më të djallëzuar të Beogradit. Kjo u bë për t`i hapur rrugën politikanëve të tjerë, që erdhën më pas…
Nëse Ukshin Hoti do të ishte gjallë, nuk kishte asnjë figurë në të dyja anët e kufirit me kapacitet intelektual, të shkolluar dhe me përvojë sesa Ukshin Hoti.
Në bisedën me I.Kadare, ai bën disa analiza të jashtëzakonshme mbi raportet e shqiptarëve me faktorin ndërkombëtar, fqinjët dhe vetë Europën. Kjo fundit, thekson Ukshin Hoti, e di se me botëkuptime të vjetra nuk mund të ndërtohen realitetet të reja. Një përkufizim sikur ka dashur t`ia rikujtojë çdo 29 nëntor, klasës politike shqiptare.
Sipas këtij personaliteti, bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, gjermanët do ta kuptonin si evropianizim të tepruar të vetes, ndërsa rusët si gjermanizim të tepruar të Europës. Ka ardhur koha, thekson ai, që mendimi, por edhe praktika politike shqiptare, të veprojë dhe të mendojë si shqiptare. “Edhe serbët edhe rusët duket sikur janë mjeshtër të vërtetë të shfrytëzimit të ceneve të Europës”.
Në respekt dhe homazh të kësaj figure, ashtu siç thekson ai “Me vrasje nuk mund të vriten të vërtetat dhe as idealet, dhe as që mund të shuhen aspiratat legjitime të një populli të tërë. Vrasja nuk e tremb njeriun e idealit dhe as popullin e vetëdijesuar për veten”. (faktori.al)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close