Pakti sekret Rusi-Serbi dhe rreziku për vendet dhe lëvizjet demokratike në rajon

-Serbia dhe Rusia kanë formuar një grup tjetër pune nën sekretin më të rreptë, i cili këtë herë mund të çojë në shtypjen e protestave të mëdha civile. Gjegjësisht, të dy vendet ranë dakord për bashkëpunim në luftën kundër “revolucioneve me ngjyrë”, që ndër të tjera parasheh “kundërshtim ndaj trazirave masive”, por edhe monitorim të aktivistëve të opozitës, organizatave joqeveritare dhe gazetarëve të pavarur,njoftojnë mediat e pavarura serbe.

Mediat mbarëbotërore përdorin termin revolucion me ngjyra për të përshkruar lëvizje të ndryshme proteste dhe përpjekje shoqëruese ose ndryshim të suksesshëm të qeverive që ndodhën në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik, ish-Jugosllavisë dhe Republikës Popullore të Kinës gjatë fillim të shekullit të 21-të. Kjo formë ishte aplikuar edhe në lëvizje revolucionare në anë të tjera të botës si:Lindje e mesme,Azi-Pacefik si dhe Amerikë Jugore.(Wiki)

Sigurisht që vendet autokratike do të kërkojnë shpëtimin tek autokrati që udhëheqë shtetin më të madh në botë,Rusinë e cila është edhe superfuqi armatimi.
E bëri,Asadi për ti shpëtuar përmbysjes,e së fundmi një autokrat-diktator tjetër siç është Lukashenko i cili me ndihmën e aparatit represiv rus theu një lëvizje të madhe demokratike që kishte ngritur krye vitin e kaluar.

Një atokrat më i vogël ballkanik,i regjur me ide nacional-fashiste në sjhkollën e Millosheviqit ka nuhatur rrezikun e eskalimit pas protestave të fundit në Serbi dhe ka dërguar me urgjencë ministrin e tij të brendshëm ,Vulinin në Moskë për të kërkuar shpëtimin.

Vuçiqi,i veshur me petkun e një demokrati të rrejshëm ,ka fillua të humbë pjesë nga kamuflazhi kinse demokrat dhe rrezikon të mbetet “cukllak”,dhe t’i humbë të gjitha pretendimet e tij për të mbetur një “udhëheqës i madh” serb që do të mbahet mend në historinë e rrejshme serbe.

Të gjitha marrëveshjet e fshehta serbo-ruse rrezikojnë përfshirjen e Kremlinit në cilëndo krizë,gjë e cila do sjellë konflikte të përmasave të mëdha të cilën e dëshiron dhe e nxitë vet Rusia.
Nënshkrimet në mes shteteve nënkuptojnë edhe angazhime reciproke!

Shkruar Xheli Arifi 07 dhjetor


 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close