DHJETË FAKTE PËR LIBRAT

1. Në botë ka më shumë se 129 milionë libra.
Sipas Google-it, deri në vitin 2010, janë botuar 129 milionë e 864 mijë e 880 libra dhe kuptohet që tani ky numër është shumë më i lartë. Prandaj kujdes kur thoni : “S’gjej një libër të hairit për të lexuar”, se del që nuk keni kërkuar si duhet.
2. Libri më i shtrenjtë ka kushtuar 30,8 milionë dollarë. Bëhet fjalë për Codex Leicester të Leonardo Da Vinçit, të cilin e bleu Bill Gejtsi. Por ato para i nxori sërish pa kaluar ora.
3. Kënaqësia që përjetojmë, kur ndiejmë aromën e librave të vjetër, përkufizohet me një fjalë.Kush pëlqen aromën e librave të vjetër, plot me pluhur e histori mes fletësh?. Kjo kënaqësi përshkruhet me fjalën “Bibliosmia”.
4. Fjalia më e gjatë që është shtypur ndonjëherë, përmban 823 fjalë.
Duket sikur është sajesë, por, sipas rrjetit të librarive Barnes and Noble, kjo fjali gjendet në librin e Viktor Hygosë, Të mjerët.
5. Emrat e autorëve nuk shkruheshin në kapakët e librave. Njëherë e një kohë, kapakët e librave konsideroheshin vepra arti. Ata mbusheshin me vizatime, visheshin me lëkurë, me punime artizanale, madje edhe me flori, ndaj s’kishte vend për emrin e autorit.
6. Aventurat e Tom Sojerit është libri i parë i shkruar me makinë shkrimi. Mark Tueini duhet të ketë pasur shumë durim, ndërsa shkruante një nga librat më të mirë për fëmijë.
7. Presidenti amerikan, Teodor Rusvelt, lexonte një libër në ditë.
8. Tre librat e zgjedhur me shume nga lexuesit në botë janë… Bibla, Citate të kryetarit Mao Ce Dun dhe Harri Poter.
9. Islandezët lexojnë më shumë se kushdo.
S’dihet në ka lidhje me motin, nëse është trashëgimi kombëtare a nëse i mësojnë t’i duan librat, por, sido që të jetë, islandezët janë kampionë në lexim!
10. Analfabetizmi mbetet ende problem i madh në botë. Një në pesë të rritur në botë nuk di të lexojë ose të shkruajë. (Beti Njuma)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close