ÇFARË FSHIHET PAS PORTRETIT “ARAPI I BELEDIJES” I KOL IDROMENOS?

Beledije ne turqisht do të thotë bashki, dhe personazhi zezak shërbente si roje pranë bashkisë së Shkodrës. Prania e popullsisë zezake ka qene e paket ne Shqipëri. Bajroni ne takimin e famshëm me Ali Pasha Tepelena, kur përshkruan hyrjen e Çajld Haroldit në kështjellën e Tepelenës përmend mes popullsive të tjera që baresin në oborr dhe etiopiane:
Rëndom mbi prag të portës që kërcet, /Nget kalin shpejt ndonjë tartar fesgjatë./Turq, grekë, shqiptarë, arapë aty përzien/Në lloj-lloj ngjyra gjer sa zëri i mbytur. Më poshtë kur përshkruhen popullsitë përmenden sërish etiopianët. Delinë me qylaf e jatagan,/Grekun dinak, të zinë bir me cen/ T’Etiopisë.
Vet Jusuf Arapi, një nga besnikët e Ali Pasha Tepelenës, mendohej se ishte një mulat dhe gjysmë vëlla i Pashait, që i ati i tij, Veliu, e kishte bërë me një skllave haremi etiopiane.
Gjithsesi përqendrimi më i madh i kësaj popullsie gjendje ne Ulqin aq sa ishte krijuar edhe një lagje. Popullsia zezake fillimisht kishte ardhur aty si skllevër të blerë në pazare të skllevërve në Vlorë nga detarët ulqinakë për të shërbyer në anije. Madje, fuqia ekonomike e familjeve ulqinake varej pikërisht prej numrit të zezakëve që kishte në kuadër të familjes. Nuk ka të dhëna të sakta se sa ishte realisht numri i zezakëve në Ulqin, por afërsisht themi se ishin disa dhjetëra, e kjo ka të bëjë sidomos me shek. XIX. Më vonë kjo popullsi fitoi lirinë dhe u integrua në jetën e qytetit. Në aspektin social, komuniteti i arapëve siç quhen në Ulqin, në shumë aspekte ata u bënë pjesë e familjeve ulqinake, duke punuar në bashkësitë familjare, por edhe angazhimin në detari, bujqësi e shërbime tjera. Ata, bashkëjetuan me shqiptarët, morën nga kultura shqiptare, por edhe i dhanë kulturës shqiptare aq sa kishin mundësi, ku në mënyrë të veçantë dallohet fusha e folklorit. Duke ndarë fatin me shqiptarët, ata morën mbiemrat e familjeve shqiptare ku ishin vendosur, por edhe u shpërngulen me agallarët e beglerët ulqinakë, siç ishte rasti në vitin 1880, duke u vendosur në Shkodër, kur Ulqini iu dorëzua Malit të Zi nga ana e Fuqive të Mëdha. Si dëshmi kemi pasardhësit e tyre që janë edhe sot në Shkodër, ndonëse në numër të reduktuar, sikurse edhe në Ulqin. Ka të ngjarë që Arapi në tablo të jetë një prej këtyre zezakëve të Ulqinit. (Dorian Koçi)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close