NJË HAP LARG ZHDUKJES SË VIJËS NDARËSE NË MES TË NJË ROBOTI DHE NJË QENIE NJERËZORE!

Elon Musk thotë se Neuralink-u i tij, një kompani për teknologjinë interface të trurit, është një hap larg nga implantimi i çipave në trurin e njeriut.që do të thotë një vit larg!
 
Lajmi erdhi nga vetë miliarderi gjatë një interviste live në samitin e këshillit të CEO të Wall Street Journal të hënën, kur u pyet për planet e kompanisë për vitin 2022.
 
“Neuralink funksionon mirë te majmunët dhe ne në fakt bëjmë vetëm shumë testime dhe vetëm konfirmojmë se është shumë i sigurt dhe i besueshëm dhe se pajisja Neuralink mund të hiqet në mënyrë të sigurtë”, tha Musk.
 
Pra,ajo vija ndarëse në mes njeriut dhe robotëve po hiqet ngadale dhe njeriu po shndrrohet në një Android.Një here gjysmë,e pastaj në kohë android i plotë.
 
Siç duket fantazia e njeriut është edhe ma e fortë se sa vet dituria e tij.Shumë gjëra që keni parë në filma ose keni lexuar në libra të tilla e që kanë të bëjnë me teknologjinë dhe fuzionin ndërlidhës të njeriut me cyber dhe të tjera teknologji tashmë janë realizuar ,ndërsa shumë të tjera janë në realizim e sipër.
 
Sa i përket çipit të Musk-ut ai ka thënë :”Ne shpresojmë ta kemi këtë në njerëzit tanë të parë – e këta do të jenë njerëz që kanë lëndime të rënda të shtyllës kurrizore si tetraplegjikët- vitin e ardhshëm, deri në miratimin e FDA. Mendoj se kemi një shans për të mundësuar dikujt që nuk mund të ecë ose të përdorë duart për të ecur përsëri – por jo natyrshëm.”
 
Sistemi neuralink përbëhet nga një çip kompjuteri i bashkangjitur në fije të vogla fleksibël që janë të qepura në tru duke përdorur një robot “si makinë qepëse”. Pajisja merr sinjale në tru, të cilat më pas përkthehen në kontrolle motorike.
 
Xhelil Arifi 08 dhjetor

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close