MPB bën thirrje për kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve

Me rastin e festave të fundvitit, Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes gjatë festimit me mjete piroteknike dhe mjete tjera të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

MPB këshillon qytetarët që fishekzjarret dhe mjetet tjera piroteknike të përdoren vetëm nga të rriturit dhe këto mjete të u shiten vetëm personave të rritur. Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor ndërsa përdorimi i tyre lejohet prej datës 26 dhjetor deri me 2 janar.

Me qëllim të ruajtjes së qetësisë publike dhe mbrojtjes së kalimtarëve të rastit, përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, si dhe në mjetet e transportit të udhëtarëve.

Luten qytetarët që pas blerjes së mjeteve piroteknike, të sigurohen që këto mjete të mos dëmtohen dhe të vendosen në vende të sigurta larg fëmijëve, si dhe ti përdorin sipas udhëzimeve të përdorimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close