Krepa me miell integral dhe kos

Krepat janë ndër gatimet më të preferuara të shqiptarëve, si në restorante ashtu edhe në kushtet e shtëpisë.

Me mjaltë, çokokrem apo reçel, kombinuar me feta bananesh, biskota, arra e lajthi të thërrmuara. Me djathë të bardhë a kaçkaval, domate, kastraveca e sallatë jeshile.

Mënyrat e kombinimit të krepave dhe shijes fantastike që ato ofrojnë janë të panumërta.

Krepat janë ideale për një mëngjes të shëndetshëm, të shijshëm që të bën ta nisësh ditën me humor të mirë, por ato janë ideale gjithashtu edhe për t’u konsumuar në vaktet e ndërmjetme.

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë një recetë fantastike për  përgatitjen e krepave sa më të shëndetshme dhe integrale në kushtet e shtëpisë.

Krepa Integrale Me Kos Dhe Luleshtrydhe

Kjo recetë lejon përdorimin e miellit të drithit të plotë në vend të miellit të bardhë ndërkohë që kosi me purenë e mollës zëvendëson sheqerin, gjalpin dhe ajkën.

Mielli i drithit të plotë është shumë i mirë për shëndetin sepse është i pasur me vitaminat B1, B3 dhe B5, por edhe folat, hekur, kalcium e proteinë.

Përbërësit:

Treçerek filxhan çaji miell integral

2 lugë çaji pluhur pjekës

Çerek filxhan çaji kos

1 vezë

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

1 filxhan çaji boronica

Përgatitja:

Në një enë të madhe përzieni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën.

Krijoni një hapësirë në mes të enës dhe shtoni kosin, vezën dhe vaniljen dhe përziejini sa të krijohet brumi i krepave.

Më pas, vendosni tiganin në zjarr dhe spërkateni me yndyrë.

Me anë të një garuzhde shtroni brumin në tigan dhe piqini krepat një e nga një për 2 minuta në çdo anë.

Krepat e vendosura në pjatë mund t’i mbani të mbuluar ose në furrë që të qëndrojnë ngrohtë.

Krepat servirini të ngrohtë dhe sipër tyre hidhni copa boronica dhe pak mjaltë./agroweb

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close