Qofte dhe shpageta!

Ne i duam shpagetat në kombinim me mish të grirë dhe domate. Qoftet i japin një shije të veçantë kësaj pjate dhe e bëjnë më interesante Përbërësit:

– 300 gr mish i grirë,
– 50 gr djathë i grirë,
– 1 vezë ,
– 1 lugë thërrmija buke,
– 1 lugë e vogël kripë
– 1/2 lugë çaji piper.

Për salcën:

– 1 qepë
– 2 lugë miell
– 500 ml domate
– 1 lugë e vogël sheqer
– 1 lugë e vogël kripë
– 1/2 lugë e vogël piper.

Përgatitja:

Për qoftet bashkoni mishin e grirë, djathin e grirë, vezën, thërrmijat e bukës, kripën, piperin dhe e futni në frigorifer.

Më pas formësoni qoftet dhe skuqini në vaj të nxehur.

Vendosni qoftet e skuqura në një pjatë. Në pak vaj skuqni qepën e grirë hollë. Shtoni miellin, skuqeni pak dhe më pas hidhni domatet.

Hidhni erëza dhe kur të vlojë shtoni qoftet, më pas lërini të vlojnë për disa minuta duke i përzier vazhdimisht.

Gatuani spagetat në ujë me kripë. Kullojini dhe bashkojini me salcën. Grini djathin sipas dëshirës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close