Kurti: Burim i korrupsionit janë bizniset e lidhura me njerëz të politikës

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit i ngarkuari me Punë i SHBA-ve, Nicholas Giacobbe, ka thënë se ndihma për luftën kundër korrupsionit është prioritet për SHBA-të.

Për këtë, ai ka kërkuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës ta luftojnë këtë dukuri që i bënë qytetarët të vuajnë, largon investimet dhe ndikon në arsim.

Ai tha se korrupsioni nuk është hiq më pak se kërcënim i sigurisë kombëtare.

“Po citoj Presidenti Biden, i cili ka thënë që korrupsioni është rrezik për sigurinë kombëtare për të gjithë vendin. Institucionet e gjykatave nuk duhet t’u shërbejnë individëve, por interesit shoqëror. Qytetarët kanë mjete të forta për ta luftuar korrupsionin, ata duhet të jenë aktiv për ta bërë një gjë të tillë”, tha ai.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha me këtë raste se burim i korrupsionit janë bizneset e lidhura me njerëz të politikës.

Derisa u zotua se në qeverisjen e tij toleranca për korrupsion është zero.

Kryeministri i Kurti tha se Kosova e ka pjesën vetë të saj me korrupsion ku shumë biznesmenë bashkë me politikanë kanë vjelë taksat e qytetarëve dhe pasuria e tyre nuk justifikohet.

Për të shënuar këtë Ditë Kundër Korrupsionit, në këtë ngjarje “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”, po diskutohet në panel: Arritjet dhe sfidat në prokurimin publik.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close