Borrell mirëpret sanksionet e Amerikës ndaj serbëve në veri

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se i mirëpret sanksionet e disa serbëve nga Kosova, e të cilat sipas Amerikës, janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Ai u shpreh se vendosja e këtyre sanksioneve ndaj disa serbëve përbëjnë hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, tha Borrell.

Gjatë ditës së djeshme, ShBA-të njoftuan që kanë futur në listën e sanksioneve këta persona: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close