Kryeministri Kurti: Pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mund të jetë i lidhur me Qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pas 14 shkurtit korrupsioni s’mund të jetë i lidhur me Qeveri, dhe nëse ndodh kjo do të merren masa të menjëhershme.

Gjatë fjalës së tij në ngjarjen “Transformimi i Prokurimit Publik” me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kurti më tej tha se korrupsioni ka qenë i përqendruar rreth Qeverisë.

“2.6 trilionë dollarë është kostoja e korrupsionit botëror, 1 trilion paguajnë bizneset për korrupsion në botë. Prokurimi publik i mirë planifikuar duhet të jetë më zyrtar, profesional. Korrupsioni ka qenë i përqëndruar rreth Qeverisë, prokurimi publik, ndërmarrjet shtetërore dhe bizneset private, këto kane qënë më të korruptuarat. Pas 14 shkurtit, korrupsioni s’mundet me qenë i lidhur me Qeveri, nëse ndodh, do të marrim masa të menjëhershme, vjedhja me tender nuk është e thjesht. Qytetarët përfitojnë për shkak se buxheti nuk po dëmtohet nga korrupsioni, tri problemet që duhet adresuar janë: strukturat ligjore dhe profesionale strukturore, 180 autoritete kontraktuese që janë shumë për në”.

“Duhet të shikojmë, sa më shumë që janë aq më shumë hapësirë për dëmtim. Institucionet që janë agjencia ARBP, administrata tatimore dhe gjykata duhet të ofrojë transparencë të bizneseve sepse aty mund të ketë probleme skandale të shumta, ka bërë që të bie në OSHP. Kontratat duhet të jenë të hapura. Nuk ka asnjë sekret afarist që nuk duhet të publikohet, ndonëse ndonjë mund të ketë redaktim. Shumë kompani janë të regjistruara në Gjenevë e Maltë, për t’u fshehur në parajsa fiskale. Nuk t’u jepet asnjë tender kompanive që qartazi shfrytëzojnë hapësirën e ofertimit më të lirë. Nuk duhet të fitoj askush në një tender që ofron çmim më të lirë për printer me ngjyrë sesa printeri vetëm me ngjyrë të zezë. Krejt e dimë që printeri me ngjyrë të zezë është më i lirë sesa ai me ngjyra”, tha Kurti.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë edhe i ngarkuari me Punë i SHBA-ve, Nicholas Giacobbe, dhe drejtoresha e misionit të USAID, Zeinah Salahi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close