Hapet rruga për fillimin e punimeve në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha në Tiranë se qeveria miratoi një vendim që i hap rrugë punimeve për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Pas mbledhjes së qeverisë paraditen e kësaj të enjteje, ministri tha se vendimi i miratuar përfshin kuadrin rregullator ligjor.

“Bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës e cila me vendimin e sotëm kompleton kuadrin ligjor dhe i hap rrugën punimeve. në ditët e para të janarit do të vendosim gurin e parë në bazën taktike të NATO-s në Kuçovë”-tha ai.

Ministri theksoi gjithashtu se vendimi për punimet e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë pranë Beratit, është një lajm të mirë për Shqipërinë, Ballkanin dhe sigurinë kombëtare, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika. Projektvendimi që u miratua ishte propozuar i Ministrisë së Mbrojtjes për projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës për Forcat tona të Armatosura.

Ndërkaq, zoti Peleshi kujtoi se shpronësimet e sipërfaqeve të trojeve, tokave ari apo të tjera, do të bëhet sipas vlerës së tregut dhe pa vonesa.

“Lajm i dyfishtë pozitiv për banorët e zonës përreth, dhjetëra mijëra euro investim. Është një lajm i mirë për gjithë rajonin, për sigurinë kombëtare sepse do të kemi një bazë ajrore taktike të NATO-s që do të thotë më shumë siguri”-tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close