Weber:Qeveria e re gjermane do të jetë më e ashpër ndaj Serbisë

Është vlerësuar se qeveria e re gjermane në krye me kancelarin Olaf Scholz (SPD) do të ndryshojë qëndrim në politikën e jashtme ,sidomos ndaj Ballkanit perëndimor ,posaqërisht kundrejt Serbisë ku do të shfaqet më e ashpër.

Nëse kjo do të ndodhë mbetet të shihet por ,këtë në njëfare mënyre e ka pohuar edhe eksperti gjerman për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, i cili pret një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë nga qeveria e re gjermane.

Weber tha se me një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë, pret vazhdimin e politikës ndaj Prishtinës të udhëhequr nga qeveria e Angela Merkelit.

Ai theksoi se megjithatë kjo nuk do të thotë se Berlini është i kënaqur me gjithçka që po bën koalicioni qeverisës në Prishtinë.

Veber tha gjithashtu se qeveria e re gjermane do të jetë avokati më i fuqishëm i Kosovës në BE dhe vlerësoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e saj duhet të ndodhë sa më shpejt./LSh

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close