Për dy muaj gati dhjetëmijë raste me grip sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike – (IKSHPK) ka njoftuar se janë shpeshtuar rastet e qytetarëve të prekur nga gripi sezonal.

Për vetëm dy muaj sipas IKSHPK-së janë regjistruar rreth dhjetëmijë raste me grip.

“Prej 1 tetor 2021 deri më 9 dhjetor 2021 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9.788 raste të sëmundjes të ngjashme me grip, 2.033 raste Infeksione respiratore akute dhe 57 raste me Infeksion të rëndë respirator akut”, thuhet në një njoftim të IKSHPK-së.

IKSHPK megjithatë thotë se edhe pse gripi sezonal akoma nuk ka arritur pragun epidemik, vërehet një intensitet i shtuar i rasteve.

“Në laboratorët e Qendrës Kombëtare të Gripit është identifikuar tipi “A” i gripit sezonal, subtipi “H3”, i cili gjendet në komponentin e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar”, shton më tej ky institucion.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi “A” bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal, por në të njëjtën kohë rekomandon vaksinimin për të gjithë personat e moshuar, ata me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar.

IKSHPK ka dhënë disa rekomandime se si duhet mbrojtur nga ky grip duke përfshirë, bartjen e maskës, ruajtjen e distancës me personat e tjerë si dhe reduktimi i vizitave te familjarët e hospitalizuar nëpër spitale dhe klinika të ndryshme në vend.

Po ashtu IKSHPK-ja sugjeron që në rast të shenjave të gripit, të mos shkohet në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close