Moderna po zhvillon një vaksinë përforcuese që vepron kundër disa viruseve të frymëmarrjes

Vaksina eksperimentale MODERNAS kunder gripit me bazë mRNA ka shkaktuar një përgjigje të fortë imune ndaj të katër llojeve të virusit të influencës në një fazë të hershme të studimit, tha kompania të premten.

Faza e hershme e testimit të vaksinës mRNA-1010 është ende në vazhdim, dhe faza e mesme e testimit ka filluar, njoftoi kompania. Moderna kështu është larguar më shumë nga prodhuesit e tjerë të vaksinave, duke përfshirë Pfizer, i cili po teston gjithashtu vaksinat e gripit të bazuar në mRNA.

Moderna ka njoftuar gjithashtu se po zhvillon një vaksinë përforcuese për viruset e frymëmarrjes që do të synonte më shumë viruse, duke përfshirë koronavirusin, gripin dhe virusin sincicial të frymëmarrjes.

Një vaksinë e re e quajtur mRNA-1345 tregoi rezultate pozitive në provën fillestare, theksojnë nga kompania.

“Edhe para pandemisë së koronavirusit, rreth tre milionë njerëz vdisnin çdo vit nga infeksionet respiratore… qëllimi ynë është ta kufizojmë atë vuajtje me një vaksinë përforcuese kundër viruseve të shumta të frymëmarrjes që do të jepeshin në një dozë të vetme një herë në vit”, tha CEO i kompanisë Stefan Bansel./LSh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close