”Google” padit krimin kibernetik rus

ATSH – Motori i kërkimit ”Google” ka ngritur padi kundër dy shtetasve rusë dhe 15 personave, emrat e të cilëve janë të panjohur dhe të cilët mendohet se qëndrojnë pas “botnetit” të quajtur Glupteba, i cili prej kohësh ka ndikuar shërbimet e Google në kompjuterët me sisteme operative ”Windows”.

Në paraqitjen e padisë ndaj Gjykatës Rajonale Jugore të Nju Jorkut është ngritur akuzë ndaj Dmitry Starovikov dhe Alexnder Filippov si dhe rrjetit Glupteba, të menaxhuar nga 15 persona të panjohur nga Rusia, për të cilët pretendohet se janë kriminelë kibernetikë.

Në akuzë pretendohet se rrjeti në fjalë kryente aktivitete të paligjshme si vjedhja e llogarive personale dhe shitja e tyre tek palët e treta, shitja e informacionit të kartave të kreditit, shitja e reklamave për t’u shfaqur në kompjuterët në fjalë dhe shitja e qasjes në kompjuter tek kriminelët kibernetikë.

“Botnet-i” në fjalë që nga vitit 2011 ka ndikuar të paktën në një milion kompjuterë.

Në deklaratën e publikuar në faqen e Google-it theksohet se kompania e teknologjisë ka paditur për herë të parë një “botnet” të bazuar në blockchain.

Në deklaratë është shprehur shpresa që kjo padi të jetë shembull dhe të veprojë si pengesë për rrjete të ngjashme.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close