11 Dhjetor 1792,Mbreti Louis XVI del në gjyq para Konventës Kombëtare nën akuzat për tradhti

11 Dhjetor 1792 – Revolucioni Francez: Mbreti Louis XVI del në gjyq para Konventës Kombëtare nën akuzat për tradhti. Mbreti dëgjoi 33 akuzat, që nga “shkelja e sovranitetit të vendit deri te gjakosja e francezëve”, dhe pastaj iu përgjigj: “Kurrë nuk kam pasur frikë shqyrtimin publik të sjelljes sime, por zemra më bëhet copë nga akuzat se unë kam derdhur gjakun e popullit tim, ndërsa kam vepruar gjithmonë nisur nga dashuria për popullin, duke provuar se nuk kam frikë të dal përpara në mënyrë që të kursehet gjaku i tyre”. 26 deputetë munguan në votim, disa abstenuan, sepse mendonin se ishin zgjedhur për të bërë ligje dhe jo për të gjykuar. 26 deputetë bashkangjitën kushte për votat e tyre. Të 690 deputetët e mbetur votuan “po, fajtor”. Asnjë deputet nuk votoi “jo”. Lidhur me masën e dënimit, 310 deputetë kërkuan mëshirë, por 380 të tjerë votuan për dënim me vdekje. Më 21 janar 1793, mbretit iu pre koka nga gijotina në Sheshin e Revolucionit. Ekzekutuesi Henri Sanson, dëshmoi se ish-mbreti e kishte takuar trimërisht fatin e tij.

Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close