Gjermani: Perspektiva ekonomike varet nga industria

Pasojat globale të pandemisë janë veçanërisht të rënda për sipërmarrjet gjermane që varen nga eksportet. Tani kësaj i shtohen shqetësime të reja nga korona. Si do ta kalojë dimrin ekonomia gjermane?

Të dhënat e reja ekonomike janë shpesh një test atmosferik për tregjet financiare. Këtë javë pati disa surpriza, të mira dhe të këqija. Në këtë kuadër industrisë gjermane iu desh të përballonte një rënie të mprehtë të porosive në tetor. Fajin për këtë e pati mungesa e shumëpërmendur e materialeve. Prandaj kryesisht klientët e huaj u treguan të rezervuar me porosi. Kësaj i shtohet edhe përkeqësimi i situatës së koronas në shumë vende.

Një sinjal pozitiv dha nga ana tjetër prodhimi industrial. Në sektorin e automobilave në veçanti,  nga linjat e prodhimit dolën më shumë makina dhe pjesë automjetesh. Për kryeekonomistin e ING Gjermani, Carsten Brzeski, ky lajm nuk është një e papritur e madhe.”Tani ishim në një situatë ku mjaftonte vetëm një kontejner nga Azia ose një grusht çipash elektronikë për të parë më në fund rifillimin e prodhimit. Sepse stoqet ishin zbrazur,” shpjegon Brzeski. Nga ky këndvështrim, nuk nevojitet shumë që të kthehet rritja më në fund në industrinë gjermane.

Prodhimi i çipave vazhdon të ngecë

Megjithatë, problemet ende nuk janë zgjidhur. Në fakt, është veçanërisht prodhimi i gjysmëpërçuesve në Azi që po ngadalëson kompanitë në Gjermani. Ekspertët besojnë se situata të çipat kompjuterikë mund të mos lehtësohet para gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm. Dhe kësaj i shtohet një pikë, sipas Andreas Scheuerle nga Deka-Bank: “Vështirësitë e furnizimit nuk rëndojnë mbi asnjë vend në Evropë aq sa mbi Gjermaninë – për shkak të pjesës së madhe të industrisë në ekonomi dhe ndoshta edhe për shkak të pjesës së madhe të industrisë së automobilave”.

Prandaj, fati i ekonomisë gjermane varet mbi të gjitha nga situata e industrisë gjermane. “Xhokeri i madh është prodhimi industrial, i cili, me një rigjallërim të shkurtër tani, ndoshta mund ta pengojë recesionin,” shpjegon Brzeski, ekspert në ING.

Për shumicën e profesionistëve të bursës, megjithatë, atmosfera është më pesimiste. Çdo muaj, Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim publikon barometrin ekonomik për investuesit profesionistë. Flitet për një gjysmëvit dimri të errët, veçanërisht për shkak të rigjallërimit të pandemisë Corona.

Shpresa te konsumi

Nga ana tjetër, perspektiva për vitin e ardhshëm është shumë më pozitive, jo vetëm sepse kufizimet që lidhen me koronan mund të hiqen sërish. Ato që pritet të përfitojnë janë hotelet, si dhe tregtia me pakicë, nëse konsumatorëve u rikthehet shija e konsumit. “Ne presim që vitin e ardhshëm të kemi një rritje reale, me më shumë se katër përqind rritje,” thotë Sebastian Dullien nga Instituti për Kërkime Makroekonomike dhe Ekonomike të Fondacionit Hans Böckler. “Sepse gjermanët kanë vënë mënjanë një shumë relativisht të madhe parash gjatë krizës, të cilat pjesërisht duan t’i shpenzojnë”.

Në bursa, ky optimizëm është i mirëpritur – pas ditësh të humbjeve në tregjet e aksioneve. Por: në rast të një pandemie, probleme të papritura mund t’i pengojnë shumë shpejt planet e investitorëve dhe ekonomistëve.

aud (tgsch, dpa)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close