337 gjoba për shkelësit e masave antiCOVID-19

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19. Shkak i mosrespektimit të masave të vendosura për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona, policia po shqipton edhe gjoba.

Vetëm gjatë së premtes policia shqiptoi 337 gjoba për qytetarët që nuk i përfillën masat antiCOVID-19.

Që nga pjesa e dytë e muajit gusht kur edhe filloi të përhapet me shpejtësi varianti Delta, Qeveria mori masa antiCOVID-19, masa këto që herë pas herë kanë pësuar ndryshime.

Ndërsa nga e hëna kanë hyr në fuqi masat e reja kundër COVID-19, të cilat u prezantuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nëpërmjet një konference për medie të dielën që lamë pas.

I pasi i ekzekutivit të shtetit pati thënë se rreziku i lartë i shpërndarjes së COVID-19, i detyron që ta rrisin vigjilencën, derisa kapërmendur edhe shkallën e ulët të vaksinimit si dhe variantin Omicron, që është përhapur në 34 vendet e botës.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me jetët e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

Që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’iu kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdon të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

As orari i gastronomisë nuk është ndryshuar. Ky sektor lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat kundër pandemisë COVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close