Mandarinat plot vitamina,dhe dobi shëndetsore por mos e teproni

Është sezona e tyre prandaj edhe konsumimi i tyre është i shtuar,sepse janë të shënetshme dhe të shijshme.Por edhe ato duhet konsumuar me masë.

Mandarinat janë një frut plot me vitaminë C – ato sigurojnë deri në 80% të marrjes ditore të kësaj vitamine. Vitamina C mund të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes së zorrës së trashë dhe gjithashtu ndikon në astmën, osteoartritin ose artritin reumatoid.

Përveç kësaj, mandarinat janë të pasura me vitamina B, kalcium, magnez, zink dhe kalium. Ato gjithashtu stimulojnë funksionet e trurit dhe kontribuojnë në kujtesën më të mirë, dhe dallohen nga aroma e tyre e këndshme dhe shija freskuese.

Megjithatë, siç duhet të jeni të moderuar në çdo gjë, kështu është edhe me konsumimin e mandarinave.
Nëse konsumoni më shumë se shtatë mandarina, atëherë kjo mund të ndikojë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, ndersa një nivel shumë i lartë i fruktozës mund të çojë në shtimin e kilogramëve të tepërt./LSh

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close