Berisha nga Kuvendi i PD-së i jep “ultimatum” SHBA-ve

Ish-kryeministri Sali Berisha sfidoi edhe njëherë Departamentin Amerikan të Shtetit të dorëzojë në gjykatën e Parisit provat kundër tij për të legjitimuar shpalljen “non grata”, në të kundërt ai shtoi se do të vazhdojë misionin e tij që ka nisur.

Ai tha se SHBA-të e shpallën “non-grata” pavarësisht se ai ishte lavdëruar më shumë se kushdo tjetër nga administrata amerikane, shkruan lajmi.net.

“Në maj të këtij viti DASH shpall non grata Sali Berishën, 8 vitE pasi kishte dhënë dorëheqjen nga çdo rol, njeriun që ishte lavdëruar më shumë se nga kushto tjetër nga administata e SHBA për luftën me sukses ndaj korrupsionit. Nisa betejën time të bëj gjithçka për dinjitetin tim në sallën e gjyqit, në transparencë. Kam muaj e muaj që pres, asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë për faktin e vetëm se nuk ekzistojnë”, tha ai.

Made ai bëri thirrje që SHBA t’i dorëzojë provat ndaj tij, ose në të kundërtën ai do ta vazhdojë në rrugën për t’u bërë kryetar i PD-së.

“Nga kjo sallë u bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo dokument, provë që kanë. Ti bëjnë publike të gjitha. I garantoj se marr çdo vendim ndaj vetes time. U jam mirënjohës miqve në Europë dhe SHBA për qëndrimet e tyre ndaj këtij vendimi por i ftoj dhe ata dhe cilindo mbi tokë që ka një provë të vetme ta paraqesë publikisht, Sali Berisha merr vendimin e duhur. Në të kundërt, duke qëndruar i përulur para të vërtetës,do të vazhdoj i pathyeshëm misionin tim. Si besimtar i Zotit dhe dinjitetit të njeriut beteja ime për rivendosjen e dinjitetit tim nuk do të ndalet kurrë”, tha ai.

“Ftoj zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin e tyre sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Do të vazhdoj i palëkundur misionin së bashku me ju për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri për të rikthyer në pushtet PD si parti e vlerave të lirisë që në epiqendër ka qytetarin dhe interesat e tij, si parti që do integrojë Shqipërinë në BE, aleate besnike e NATO-s që nuk do lejojë kurrë të bjerë në zonat të tjera influencë përveç Aleancës Euroatlantike”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close