Edhe këtë fundjavë protesta në Serbi

Është e shtuna e tretë me radhë, që në Serbi janë bllokuar disa rrugë në gjithë vendin.

Kërkesat e mëparshme të protestuesve që të ndryshohen Ligji për Referendum dhe Shpronësim, qeveria i miratoi, por kërkesa e protestës së re është që kompanisë ndërkombëtare, Rio Tinto të mos i lejohet eksploatimi i litiumit në perëndim të Serbisë.

Rio Tinto renditet si kompania e gjashtë në botë për metal e miniera. Fjala është për një kompani multinacionale britaniko-australiane, me seli në Londër, e cila operon në 35 shtete të botës.

Plani i kompanisë është që të ndërtojë një minierë për litium në qytetin e Lloznicës, në perëndim të Serbisë, gjë të cilën qytetarët po e kundërshtojnë me javë të tëra.

Organizatori i protestës së 11 dhjetorit në Serbi është lëvizja, Kryengritja Ekologjike. Sipas kësaj lëvizjeje, në gjithë Serbinë janë bllokuar më shumë se 50 lokacione në Serbi. Megjithatë numri i qytetarëve pjesëmarrës në protestë është më i ulët se javën e shkuar.

Kërkesa mbetet e qartë, që miniera e litiumit e kompanisë Rio Tinto të fshihet nga hapësira planifikuese e qytetit të Lloznicës, dhe të mos lejohet eksploatimi i litiumit as në pjesë të tjera të Serbisë.

Organizatorët kërkuan nga policia që të tërheqë edhe gjobat ndaj protestuesve të dy javëve të shkuara dhe të ndjek penalisht sulmuesit e protestuesve.

Kërkesat e dy bllokadave të shkuara ishin më ndryshe. Atëherë kërkohej që të tërhiqeshin Ligji për Shpronësim dhe Referendum, sepse konsiderohej që këto ligje u konvenojnë më shumë kompanive, fillimisht Rio Tintos.

Por nga Rio Tinto kanë përjashtuar akuzat dhe kanë thënë se do të kenë konsideratë për mjedisin.

Qeveria megjithatë e tërhoqi Ligjin për Shpronësim më 10 dhjetor, ndërkaq ai për Referendume është plotësuar.

Lëvizja “Nisu-Ndrysho”, organizatore e dy bllokadave të para tashmë është tërhequr nga protestat sepse vlerësoi se dy kërkesat janë realizuar.

Njëkohësisht, Ministria e Brendshme e Serbisë i ka vlerësuar edhe bllokadat e rrugëve të 11 dhjetorit si të kundërligjshme, ndonëse në asnjë qytet serb nuk është raportuar për incidente dhe protestat po zhvillohen në mënyrë të qetë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close