Janë burgosur tre persona të dyshuar si të implikuar në vrasjen e trefishtë në Gllogjan .

(E plotësuar)Mediat njoftojnë se nga burime sigurie merret vesh se Policia e Kosovës ka arrestuar  tre persona në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan .Personi i katërt thuhet të jetë në arrati.

Bëhet fjalë për tre persona nga fshati Gllogjane. Ata dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit të autobusit Gani Gjokaj dhe dy studentëve.

Dyshohet se motivet e këtij sulmi kanë të bëjnë me vetëvrasjen e 20-vjeçarit H.M. nga Gllogjani më 14 qershor 2020.

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj në një konferencë të jashtëzakonshme ka njoftuar se lidhur me këtë vrasje të trefishtë janë bërë arrestimet e para.

Deri më tani institucionet e hetuesisë nuk kishin dhënë detaje në lidhje me rastin, ndërsa presioni publik ka qenë i lartë për të zbardhur autorët dhe motivet e krimit të rëndë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close