Akset rrugore në zonat e mbuluara me dëborë, të kalueshme

ATSH/ Reshjet e shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit kanë nxjerrë në terren kontraktorët e mirëmbajtjes për të garantuar qarkullimin normal në akset rrugore kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga puna në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit të mjeteve.

“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon pa pushim për ta mbajtur të kalueshëm çdo aks në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një të diel të bukur”, tha Rama.

Reshje shiu dhe dëbore me intensitet mesatar kanë përfshirë vendin pa sjellë probleme në akset nacionale dhe për qarkullimin e mjeteve.

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës.

Ndërkohë njoftohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close