Avari nga reshjet, punohet për kthimin e energjisë në disa zona në Gjirokastër e Vlorë

ATSH/ Nisur nga situata e krijuar prej motit të keq, në disa zona të vendit ka probleme të furnizimit me energji elektrike.

OSHEE, informoi se në rajonin e Gjirokastrës, situata paraqitet kritike për shkak të prurjes së lumenjve nga reshjet e shumta.

Linja 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë pune, pasi është zhvendosur shtylla e tensionit të lartë.

Pa energji ndodhen banorët e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.

Sakaq, si rezultat i rritjes së nivelit të ujit në Nënstacionin Poçem është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie.

Ndërkohë, në rajonin e Vlorës, moti i keq me stuhi ere dhe reshje shiu, ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik.

Si pasojë e reshjeve është përmbytur një nga kabinat që furnizohet nga Nënstacioni Smokthinë.

Lumi ka rrëmbyer dhe disa shtylla të rrjetit 10 kV të tensionit të mesëm.

Grupet e avarisë së OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close