Biden: Tornadot pasojë e ndryshimeve klimatike

ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden i përcaktoi tornadot që goditën gjashtë shtete si nga më të këqijat në histori dhe shtoi se ato janë pasojë e ndryshimeve klimatike që shkaktojnë një ndryshim të madh në kushtet e motit.

”Kjo për shkak të ngrohjes së sipërfaqes së Tokës”, deklaroi ai.

Biden gjithashtu miratoi shpalljen e emergjencës për Kentakin, shtetin më të prekur nga tornadot, që shkaktuan të paktën 79 të vdekur.

”Një tragjedi e paimagjinueshme”, deklaroi Biden për shkatërrimin nga tornadot.

Tornadot që kanë goditur SHBA kanë shkaktuar deri tani të paktën 100 viktima.

Përveç Kentakit, bëhet fjalë edhe për viktima të tjera në Tenesi, Arkansas dhe Misuri.

Stuhia që goditi një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prodhoi deri në 19 tornado./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close