Përkujtohet artisti Nikoll Idromeno në 82-vjetorin e ndarjes nga jeta

ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi sot artistin Nikoll Idromeno në 82-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Si sot, më 12 dhjetor të vitit 1939 u nda nga jeta artisti Nikoll Idromeno.
U lind më 15 gusht 1860 në Shkodër. Nikoll Idromeno i njohur ndryshe me emrin Kolë Idromeno ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant e kompozitor këngësh shkodrane. Mban titullin “Piktor i Popullit”. Ishte i pari që realizoi shfaqjet kinematografike në Shqipëri, 1919. Është themeluesi i shkollës realiste të pikturës shqiptare të shekullit XIX-XX. Në vitin 1883 realizoi tablonë “Motra Tone” që është dhe vepra e parë e rëndësishme realiste në pikturën shqiptare të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi një fotografi e një autoportret të tij dhe një fotografi të pikturës së Kolë Idromenos e titulluar “Dasma Shkodrane”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close