”Quo vadis Aida?” fiton çmimin e parë në Festivalin Evropian të Filmit

ATSH – Fituesi i 34-të i Festivalit Evropian të Filmit u shpall “Quo vadis, Aida?”.

Filmi i Jasmila Zhbaniçit, i cili tregon historinë e gjenocidit në Srebrenica, mori edhe dy çmime të tjera në ceremoni.

Zhbaniç fitoi çmimin për regjinë më të mirë ndërsa, Jasna Duriçiç u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në film.

Regjisorja ia kushtoi çmimin nënave dhe grave të Srebrenicës, si dhe baballarëve, grave dhe djemve të vrarë.

Aktori më i mirë u shpall Anthony Hopkins për rolin e tij në “The Father”, kurse skenarin më të mirë e fituan Florian Zeller dhe Christopher Hampton.

Komedia më e mirë u zgjodh “Ninjababy”, me regji të Yngvild Sve Flikke.

“Fleet”, me regji nga Jonas Poher Rasmussen, u vlerësua për dokumentarin më të mirë dhe animacionin më të mirë, ndërsa regjisorja daneze Susanne Bier u nderua për kontributin e saj në kinemanë evropiane në mbarë botën.

Ceremonia e organizuar nga Akademia Evropiane e Filmit u mbajt online për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Festivali Evropian i Filmit konsiderohen si Oscar i Evropës./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close