Anton Quni jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren

Anton Quni ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren.

Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë si përgjegjësi morale për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, përkundër ngritjes së numrit të votave, në krahasim me zgjedhjet nacionale 2021, dhe rritjes së numrit të kuvendarëve, ishte e pamjaftueshme që jetë jemi në raundin e dytë për të parin e komunës.

Quni ka thënë se nga sot, me pajtimin e Kryesisë së Degës, autorizimet e tij i ka bartur te nënkryetari Hatim Baxhaku.

“Unë vazhdoj të mbetem dhe të angazhohem si anëtar i Kryesisë së Degës, Nënkryetar i LDK-së në qendër dhe deputet i GP të LDK-së. Të qenit kryetar i degës ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por jam i bindur se me dorëheqjen time po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren, nëndegëve dhe forumeve, me të cilin do të krijohen parakushtet për afirmimin e të rinjve te Prizrenit, ruajtjen e bërthamës por edhe hapjen e dyerve për më shumë njerëz e kuadro që do ta forcojnë LDK-në dhe do ta bëjnë konkurente serioze për ciklin e ri zgjedhor. Faleminderit të gjithë votuesve dhe bashkëpunëtorëve që në çdo situatë më qëndruan afër. Ju jam mirënjohës dhe vazhdojmë me punë të mira për vendin e për LDK-në”, ka shkruar ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close