SI I MORËN ARMËT E SKËNDERBEUT AUSTRIAKËT

Në vitin 1605, kështjella “Ambrar” u ble nga perandori i Austrisë dhe armët iu lanë atij. Në vitin 1806, reliktet u mbartën në Vjenë dhe në vitin 1888 u kaluan në ndërtesën e re të Muzeumit të Vjenës, ku ndodhen edhe sot
Ato janë të vetmet objekte origjinale të heroit tonë kombëtar, që ruhen deri më sot dhe ato ruhen në Austri në Muzeun e Vjenës. Historia e tyre lidhet me jehonën e emrit dhe famës së Skënderbeut në Evropë në atë kohë e më pas. Në vitin 1567, djali i dytë i perandorit të Austrisë Ferdinandi rindërtoi kështjellën “Ambrar” në kryeqytetin e Tirolit, Insbruk dhe u mor me mbledhjen e sendeve artistike me vlerë e të relikteve.
Sekretari i tij Shrenke mblodhi kryesisht armë dhe i ruajti në kështjellën “Ambrar”. Ai u shkroi letër personaliteteve të shquara të kohës dhe trashëgimtarëve të atyre që kishin vdekur, që t’i dërgonin veshje luftarake, armë, mjete lufte, piktura e biografi, sepse do t’i ekspozonte në armëtoren e tij në Kështjellën “Ambrar”.
Objektet e grumbulluara, Shrenkeja i sistemoi dhe i inventarizoi gjatë viteve 1585, 1593, 1596 dhe në vitin 1601 botoi në latinisht veprën: “Figura krejt të vërteta të perandorëve august, të mbretërve e shumë të ndriturve arqidukë, princave gjithashtu të kontëve, baronëve, fisnikëve dhe përshkrime të bëmave të tyre, armët e të cilëve ndodhen në armëtoren e kështjellës “Ambrar”.
Kjo vepër bëri të mundur që të njihet përkatësia e armëve dhe historia e çuarjes së tyre atje. Në vitin 1605, kështjella “Ambrar” u ble nga perandori i Austrisë dhe armët iu lanë atij. Në vitin 1806, reliktet u mbartën në Vjenë dhe në vitin 1888 u kaluan në ndërtesën e re të Muzeumit të Vjenës, ku ndodhen edhe sot.
Armët e Skënderbeut i janë dorëzuar Ferdinandit ndërmjet viteve 1588-1593 me anën e Dukës së Urbinjos dhe atij të Areskotit. Në inventarin e vitit 1596 të Shrenker, me numër 71 është shënuar përkrenarja dhe me numër 92 dhe 345 dy shpatat.
Në veprën e Shrenken të botuar në vitin 1601, paraqitet dhe një gravurë e Skënderbeut në pozicion në këmbë, duke mbajtur në dorën e djathtë shpatën (nr 345) dhe pranë këmbëve përkrenaren. Armët e vizatuara të gravurës ngjasojnë me ato origjinale të Muzeumit të Vjenës.
Marrë nga Hejza

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close